Dronë serbë mbi Kosovë, KFOR hedh poshtë dyshimet

Dronë serbë mbi Kosovë, KFOR hedh poshtë dyshimet

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, para mediave tha se është shkelur hapësira ajrore e Kosovës nga dronë që dyshojnë se janë futur nga Serbia. Një deklaratë të tillë e kishte bërë edhe ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla. Hoxha tha për këto shkelje e kanë informuar KFOR-in, i cili është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës që nga viti 1999. Por, misioni i NATO-s ka thënë se nuk kanë identifikuar dronë që mund të ndikojnë në sigurinë e vendit. “Ne nuk kemi identifikuar shkelje nga dronë që mund të ndikojnë në sigurinë në të gjithë Kosovën. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kështu që...