Tan Agolli i FSHZH-së “kopjon” Pacollin, por me lekët e shtetit: Bën pishinë dhe resort 4.6 milionë euro në Divjakë!

Tan Agolli i FSHZH-së “kopjon” Pacollin, por me lekët e shtetit: Bën pishinë dhe resort 4.6 milionë euro në Divjakë!

Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është kthyer në një biznesmen të mirëfilltë, megjithëse me turizëm merret djali dhe bashkëshortja e tij. Tashmë në krye të një institucioni shtetëror, ai ka bërë një mori ndërtesash, brenda të cilave ka bërë bare, restorante apo hotele. I tillë ka qenë projekti në Llixhat e Bënjës, në Sarandë, Vlorë apo edhe në rrethinat e Tiranë. Restorant dhe bar është bërë edhe në parkun Retro në Bulqizë, ku të gjitha ndërtimet janë bërë me paratë e taksave të shqiptarëve, të cilët po e shohin veten dita-ditës vetëm për të mbijetuar. Tashmë, Agolli po “kopjon” biznesmenin Behgjet Pacolli, i cili para disa kohësh publikoi një mega projekt për një resort të stërmadh në zonën e plazhit dhe pishave...