Vritet me armë zjarri biznesmeni italian në Tepelenë, pronar i një fabrike në Tiranë. Idetifikohet autori/ Detajet

Vritet me armë zjarri biznesmeni italian në Tepelenë, pronar i një fabrike në Tiranë. Idetifikohet autori/ Detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në fshatin Salari të Tepelenës, ku biznesmeni italian, Edoardo Sarchi, 44 vjeç, është gjetur i vrarë me armë zjarri. Krimi ndodhi në vendin e quajtur Dilan, në aksin rrugor mes Nivicës dhe Salarisë. Sipas dëshmisë së shoferit të viktimës, i cili udhëtonte së bashku me persona të tjerë në automjet, një person u ka dalë papritur përpara makinës duke ngritur dorën për t’i ndalur. Në atë moment, autori ka hapur zjarr me automatik, duke qëlluar fillimisht në drejtim të gomave dhe më pas duke vrarë shtetasin italian. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Gazmend Braçe. Pas identifikimit, policia ka ngritur postblloqe në zonë dhe po punon për kapjen...