Sot/ Tirana- Dinamo, topi i ‘krizës’, Elbasani kokë…grupi

Sot/ Tirana- Dinamo, topi i ‘krizës’, Elbasani kokë…grupi

Superioria sot me tre takime të javës së 5-të. Ajo kulmon me derbin Tirana- Dinamo në program për t’u zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Dy skuadrat më të titulluara në Shqipëri e kanë nisur në mënyrë aspak dinjitoze sezonin duke lënë në ‘tavolinë’ pikëpyetje të shumta lidhur me obektivët e tyre. Kryesisht bardheblutë e Roberto Bordin të cilët ende nuk kanë gjetur fitoren e parë. Po në orën 16:00 takimi Bylis-Partizani. Edhe në “Adush Muça” takimi duket simetrik me atë të kryeqytetit pasi si Bylis (3 pikë) ashtu dhe Partizani (4 pikë) duan fitoren për të nisur ngjitjen në tabelë. Ndërkaq në orën 19:00 Elbasani kryesues pret Teutën në “Elbasan Arena” i cili parashikohet të jetë i populluar në maksimum. Ekipi verdheblu me paraqitjet e...