Java 5 e Kategorisë Superiore, spikat dueli derbi Tirana-Dinamo, Duka me Sulin inagurojnë fuhë në Valias

Java 5 e Kategorisë Superiore, spikat dueli derbi Tirana-Dinamo, Duka me Sulin inagurojnë fuhë në Valias

Adriatik BALLA Java e pestë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha në fundjavë. Tre nga ndeshjet do të luhen ditën e shtunë, ndërsa dy sfidat e mbetura do të zhvillohen të dielën. Bylis – Partizani dhe Tirana-Dinamo Sitit do të luhen të shtunën në orën 16:00. Ballshiotët do të presin në shtëpi të kuqtë e kryeqytetit, ndërsa përballja mes bardhebluve dhe Dinamo Sitit do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të dyja skuadrat nuk “kanë shijuar” ende tre pikët e para për këtë sezon dhe kjo ndeshje pritet të jetë mjaft e luftuar. Po në këtë ditë do të luhen edhe një tjetër sfidë mjaft interesante, ajo mes AF Elbasani – Teuta. Verdheblutë po bëjnë mjaft mirë këtë fillim sezoni, duke marrë...