Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U qëllua për vdekje me armë zjarri/ Biznesmeni italian ishte pronari i një fabrike tullash në Tiranë (Emri)
Edoardo Sarchi, biznesmeni italian që u vra në Salari të Tepelenës, raportohet se ishte pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Sipas burimeve, viktima udhëtonte në automjet me persona të tjerë kur një person i armatosur ka dalë para duke qëlluar drejt tyre. Pas sulmit drejtuesi i mjetit raportohet se ka vijuar rrugën me shpejtësi. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”. Disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim një person me iniciale G. B., si autor i dyshuar i ngjarjes.