Sanksionet bërthamore/ Irani tërheq ambasadorët nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe

Sanksionet bërthamore/ Irani tërheq ambasadorët nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe

Republika Islamike e Iranit ka thirrur ambasadorët e saj nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar për konsultime në Teheran. Veprimi i Teheranit vjen në përgjigje të vendimit të papërgjegjshëm, siç e cilëson Irani,  të tre vendeve evropiane në keqpërdorimin e mekanizmit Snapback për të rivendosur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat ishin shfuqizuar më parë. Më herët të premten, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi pohoi se përpjekjet e treshes evropiane të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë për të ringjallur sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Iranit, janë "të pavlefshme" dhe nuk kanë asnjë fuqi ligjore. Diplomati më i lartë i bëri këto komente, duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit pas një votimi nëse do të aktivizohej i...