“PD është kthyer qesharake”/ Zgjedhjet në Tiranë, reagon juristja: Do të humbasë rezultatin, kurdo që të mbahen

“PD është kthyer qesharake”/ Zgjedhjet në Tiranë, reagon juristja: Do të humbasë rezultatin, kurdo që të mbahen

Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoralë për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, kur ato të caktohen, ndërsa Partia Demokratike nuk ka ende një alternativë. Berisha tha sot se kanë nisur diskutime, por nuk dha një emër konkret, i cili do të sfidojë Ogerta Manastirliun. Juristja Alesia Balliu,u shpreh në një studio televizive se Partia Demokratike është kapluar nga frika e kundërshtarit politik. Sipas saj, Partia Demokratike do t’i humbasë zgjedhjet e pjesshme kurdo që të mbahen, ndërsa shtoi se Sali Berisha po përgatit terrenin për të justifikuar humbjen e radhës. “E kanë kthyer PD në një parti qesharake. Lirshmëria e PD për të zgjedhur ka të bëjë me lirinë, me kandidatin dhe lirinë për të votuar. Pse kandidatët më të votuar në PD nuk hyjnë...