Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hamilton braktis testet me Ferrarin për të qenë pranë qenit të tij në koma
27 Shtator 2025 8:12 Alfred Lleshi Lewis Hamilton mungoi të premten në testet për gomat “Pirelli” në Mugello, pasi po qëndron pranë qenit të tij të dashur, Roscoe, i cili është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Kampioni anglez i Ferrarit tregoi se kishte kaluar “disa orë të tmerrshme” dhe iu kërkoi ndjekësve të luteshin për shërimin e Roscoe. Në një postim në Instagram, Hamilton shpjegoi: “Ju lutem, mendoni për Roscoe. Ai u prek përsëri nga pneumonia dhe i vështirësohej frymëmarrja. U shtrua në spital dhe i dhanë qetësues, por gjatë procesit zemra iu ndal”. Ai shtoi se mjekët arritën ta rikthenin në jetë, por tani është në koma: “Nuk e dimë nëse do të zgjohet. Nesër do të përpiqen ta zgjojnë. Jam pranë tij...