2.3 milionë njerëz pa energji elektrike në Meksikën juglindore

2.3 milionë njerëz pa energji elektrike në Meksikën juglindore

Rreth 2.3 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike në Meksikën juglindore të premten, pas një ndërprerje të energjisë elektrike në një resort turistik të Kankunit, thanë autoritetet. Katër orë pas ndërprerjes së gjerë, energjia elektrike u rikthye në pothuajse 50 përqind të zonave të prekura në shtetet e Jukatanit, Kampeçes dhe Quintana Roo. “2.3 milionë konsumatorë u prekën”, u tha gazetarëve Hector Lopez, drejtor i komisionit federal të menaxhimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike (CFE). Semaforët në rrugët e Kankunit ishin fikur, duke shkaktuar kaos, ndërsa vetëm dyqanet me gjeneratorë mbetën të hapura, sipas një korrespondenti të AFP-së në resortin e njohur turistik. Në të njëjtën kohë, probleme me telekomunikacionin u raportuan në disa zona të Kankunit, i cili vizitohet nga miliona turistë...