Përfitoi 17 mijë euro duke mashtruar klientët, dëshmia e pronarit të “SunnyTravel”

Përfitoi 17 mijë euro duke mashtruar klientët, dëshmia e pronarit të “SunnyTravel”

Policia e Tiranës arrestoi dje 63-vjeçarin Ardi Gjuzi, sepse agjencia turistike që administronte kishte mashtruar qytetarët, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet. Ndërkohë, detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni “Rezervimi”, ku agjencia turistike e përfshirë në këtë skemë mashtrimi është “SunnyTravel”. 63-vjeçari kryente vetëm pagesat e udhëtimit ndërsa pagesat e rezervimit të hoteleve nuk i kryente duke mashtruar qytetarët. Kur është pyetur nga grupi hetimor pronari i agjencisë Ardi Gjuzi ka dëshmuar se ka mashtruar klientët sepse ishte në krizë financiare dhe në prag falimentimi. Në një rast një familje që kishte udhëtuar drejt Francës kanë kuptuar që hoteli nuk ishte rezervuar edhe pse e kishin...