Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Mjafton vetëm një gol, Skënderbeu mposht rivalin direkt dhe nis arratinë në krye
Skënderbeut i ka mjaftuar përsëri një gol për të likuiduar një rival direkt në rrugëtimin e skuadrës korçare drejt kthimit në Superiore. Ashtu si një javë më parë ndaj Pogradecit, sot ka ardhur një tjetër fitore 1-0 e ekipit korçar, këtë herë përballë Laçit që ishte kthyer në ndjekësin më të afërt të skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka. Në një ndeshje të zhvilluar nën reshjet e shiut, dy skuadrat e patën të vështirë të dilnin në lojën e tyre më të mirë, pro ishin gjithsesi vendasit ata që iu afruan me shumë golit në takimin e zhvilluar në Korçë. Megjithatë, një ndihmë në pjesën e dytë i erdhi nga kartoni i kuq i Mjakit që la Laçin me 10 lojtarë, e më pas Gjoka...