Këlliçi: Po mendojmë për kandidaturë edhe jashtë radhëve të PD-së

Këlliçi: Po mendojmë për kandidaturë edhe jashtë radhëve të PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku kanë qenë dy profilet e para që kryetari i PD-së Sali Berisha ka thirrrur për t’i propozuar që të kandidojnë në zgjedhjet e Tiranës për vendin e kryebashkiakut të ri të kryeqytetit. I ftuar në News24, Këlliçi sqaroi se të dy kanë refuzuar ofertën për kandidim, pasi janë të angazhuar me projekte të tjera dhe nuk e shohin këtë garë si pjesë të axhendës së tyre aktuale politike. “Zoti Alimehmeti dhe zonja Tabaku e kanë bërë të qartë se nuk do të kandidojnë. Janë të fokusuar në angazhimet e tyre përkatëse, dhe e kanë përjashtuar këtë mundësi,” u shpreh Këlliçi. Ai shtoi se Partia Demokratike është në kërkim të një kandidati të...