Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Kërkon të jetë i pamposhtur edhe ndaj Elbasanit, Dobi: Kur të mbështesin tifozët, energjia vjen nga zemra
Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Elbasanin, që do të zhvillohet të shtunën në orën 19:00 në “Elbasan Arena”. Duke vlerësuar kundërshtarin, trajneri u shpreh se prioritet është stabiliteti dhe vazhdimësia në kampionat. Mister, seri pozitive pa humbje sa e rëndësishme është për moralin para ndeshjes me Elbasanin kryesues? Gjithmonë një seri pozitive ka domethënien e vet. Ajo tregon se lojtarët janë në linjën e duhur dhe kjo është një motivim shtesë. Ne e kemi thënë gjithmonë që rezultati është më i rëndësishmi dhe kur ai vjen, padyshim që rrit besimin. Çfarë prisni nga lojtarët në këtë transfertë? Pres një fokusim jashtëzakonisht të madh, stabilitet dhe natyrisht vazhdimësi në performancë. Elbasani është një skuadër që...