Arrestohet profesori italian në Fier, Italia kërkon lirimin e tij pas aksidentit në Shqipëri

Arrestohet profesori italian në Fier, Italia kërkon lirimin e tij pas aksidentit në Shqipëri

Mediat italaine i kanë bërë jehonë arrestimit të profesorit italian Michele D’Angelo, i cili po mbahet në burgun e Fierit për shkak të një aksidenti të ndodhur në datën 8 gusht në rrugën Levan- Fier. 44 vjeç, profesor biologjie në Universitetin e Aquila-s, njëherësh dhe një shkencëtar i famshëm global po mbahet prej dy muajsh në burg dhe kjo çështje sipas mediave vendase mundë të kthehet në një çështje ndërkombëtare. Kjo ngjarje ka sjellë reagime të forta nga deputetët italianë. Deputeti Luciano D’Alfonso është ankuar te presidenti Bajram Begaj dhe i ka kërkuar që të ndërhyjë për kthimin e profesorit në Itali, një gjë që e kërkojnë dhe kolegët e tij universitarë. Gjithashtu edhe Ambasada italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po ndjekin me vëmendjen...