Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
WSJ: Trump i hapur për t’i dhënë Ukrainës ‘dritën jeshile’ për sulme të thella në Rusi
Presidenti amerikan Donald Trump i tha homologut ukrainas Volodymyr Zelensky se është i hapur për të shqyrtuar heqjen e kufizimeve mbi përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë për sulme brenda territorit rus, por nuk mori një angazhim të prerë gjatë takimit të tyre të së martës, shkruan Wall Street Journal. Gazeta amerikane raporton se presidenti ukrainas i ka kërkuar Trumpit më shumë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe autorizim për të përdorur armë të tilla për të goditur objektiva në tokën ruse. Trump, sipas burimeve, nuk kundërshtoi idenë, por nuk premtoi të heqë ndalimin që SHBA kanë vendosur mbi përdorimin e armëve amerikane për sulme brenda Rusisë, ndalim që është në fuqi që nga fillimi i luftës. Më herët sot, Axios raportoi se Zelensky...