Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
200 VIP-at e 2024-s; Në “kurthin” e punonjësve
Renditja e kompanive më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor, “Monitor 200”, për vitin 2024. Zgjerimi i shoqërive po pengohet nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, duke detyruar rritjen e pagave, pa u mbështetur në produktivitet. Shpenzimet për paga dhe sigurime për sipërmarrjet më të mëdha në vend sipas të ardhurave ishin 14% më të larta në vitin 2024. Për krahasim, po të njëjtat shoqëri shtuan të ardhurat me 6%, ndërsa fitimet u tkurrën me 16%. Ekonomia nuk po arrin të diversifikohet përtej sektorëve tradicionalë, duke mbetur e varur nga ndërtimi dhe tregtia. E vetmja risi e 2024-s është rritja e sipërmarrjeve të përqendruara në energjinë e diellit. Turizmi po ndihmon konsumin dhe hotelerinë, por ato mbeten ende jashtë listës së 200 më...