Dronët rusë në territorin e NATO-s, Zelensky kritikon vendet europiane

Dronët rusë në territorin e NATO-s, Zelensky kritikon vendet europiane

Bota E Premte, 26 Shtator 2025 21:42 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kritikon ashpër reagimin e Evropës ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore nga dronët rusë, duke e cilësuar atë si shumë të dobët. Ai theksoi se mungesa e një përgjigjeje të fortë i inkurajon rusët të vazhdojnë sulmet ndaj vendeve të tjera. ‘‘Reagimi ishte shumë i dobët dhe kjo është arsyeja pse [rusët] vazhdojnë ta bëjnë këtë ndaj vendeve të tjera”,-tha ai. Përmes një postimi në rrjetin social X, Zelensky bëri një bilanc të punës së delegacionit ukrainas gjatë ditëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Presidenti theksoi se qëllimi kryesor i të gjitha takimeve ishte forcimi i pozicionit të Ukrainës në skenën ndërkombëtare dhe mobilizimi i mbështetjes për të arritur paqe....