Gara për Tiranën, deputeti i Berishës: Do prezantojmë 6-7 kandidatë saqë do kënaqen të gjithë

Gara për Tiranën, deputeti i Berishës: Do prezantojmë 6-7 kandidatë saqë do kënaqen të gjithë

Besart Xhaferri, deputet i PD-së, ishte i ftuar në Ditarin e pasdites në A2 CNN nga Pandi Gjata ku foli për kandidatin e mundshëm për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Berisha njoftoi sot 3 prej zyrtarëve të PD-së, Këlliçi, Noka dhe Alimehmetin, të cilët do të negociojnë për zgjedhjen e kryetarit. Ndërkohë, Xhaferri u shpreh se ky është një proces që do të mbyllet shumë shpejt duke bërë një zgjedhje nga 6 apo 7 alternativa që janë nga opozita, shkruan A2 CNN. “Do të jetë një negociatë shumë e shpejtë. Do të ofrohen 6 apo 7 emra që ne i kemi dhe më pas do të shihet kush përshtatet në mënyrë që të gjithë të jenë të përfaqësuar. Këta janë emra nga PD, por edhe...