Avokati shpjegon ngërçin juridik: Ja sesi zgjedhjet për Tiranën mund të anulohen…

Avokati shpjegon ngërçin juridik: Ja sesi zgjedhjet për Tiranën mund të anulohen…

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka shpjeguar rastin e ngërçit që mund të krijohet me rastin e shkarkimit të Erion Veliaj nga kryetar bashkie i Tiranës. Duke folur në emisionin “3D” të drejtuar nga moderatori Alban Dudushi në RTSH1, Beqiri tha se Gjykata Kushtetuese ka disa atribute dhe mund të shprehet kundër shkarkimit të Erion Veliajt. Sipas Beqirit, në këtë rast mund të krijohet ngërç dhe për pasojë mund të mos ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Data e zgjedhjeve do të caktohet. Gjykata Kushtetuese ka disa atribute. Në rast se Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj do t’i kërkojë që krahas pavlefshmërisë së aktit të Këshillit Bashkiak, krahas pavlefshmërisë së vendimit të Këshillit të Ministrave, do t’i kërkojë edhe pavlefshmërinë...