Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Prokuroria Speciale nis hetimet për kërcënimet ndaj Presidentes Osmani
Kritika të shumta ndaj institucioneve të drejtësisë, për mos reagim të duhur ndaj kërcënimeve që i ishin bërë adresoi presidentja e shtetit Vjosa Osmani. Ato u përsëritën sërish nga presidentja ditë më parë, në konferencën që për shkak pati situatën e krijuar me reagimin e mbrojtjes së afërt ndaj një gazetari në një shkollë private ku shkojnë vajzat e saj. “Deri sot përkundër dhjetëra kërcënimeve me jetë për vrasje me plumb në ballë, për ngrehje zhag e dëbim nga Kosova, për dhunim të fëmijëve të mi është hera e vetme në historinë e institucioneve të Kosovës, që drejtësia nuk ka ndërmarr asnjë masë, zero dhe ju duhet të pyesni se në favor të kujt shkon, se një president i shtetit, kushdo qoftë ai ose ajo...