PROFIL: U arrestua në Itali me urdhër të SPAK, kush është Saimir Kolaveri, “skenarist” atentatesh dhe porositës vrasjesh

PROFIL: U arrestua në Itali me urdhër të SPAK, kush është Saimir Kolaveri, “skenarist” atentatesh dhe porositës vrasjesh

Saimir Kolaveri TIRANË- Saimir Kolaveri nuk është një emër i padëgjuar për policinë! Porositës atentatesh dhe një ndërmjetësues vrasjesh që di t’i shmanget policisë dhe të arratiset.Ai u përmend në ngjarjen e shpërthimit të tritolit në 27 korrikut të vitit 2018, në Bathore, pasi kishte porositur vendosjen e tritolit në banesën e prindërve të Gazmir Dacit, në shenjë hakmarrjeje. Saimiri kishte porositur 23-vjeçarin Vilson Brahja, për të ekzekutuar shpërthimin me tritol në banesën e Dacit, i cili është dënuar me 35 vjet burg për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij Robertit në nëntor të 2018-ës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës në Francë. Kolaveri porositi sulmin me tritol si hakmarrje për djemtë e tij. Në atë...