Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të huajt, 760 milionë euro investime/ Pronat në plan të parë, dominojnë italianët dhe turqit
Jo vetëm për turizëm, Shqipëria është kthyer në një magnet për të huajt edhe për të investuar. Rreth 760 milionë euro kanë investuar në 6 mujorin e parë të vitit të huajt në sektorë të ndryshëm të vendit nga 751 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më shumë kanë investuar italianët, turqit, austriakët e holandezët. Ndërsa interesi në rritje është dhe nga Kosova, Zvicra Suedia e SHBA. Sektori me tërheqjen më të shumtë të investimeve vijojnë të qëndrojnë pronat me 149 milionë euro vetëm në tremujorin e dytë të vitit. Pasuar nga aktivitete financiare dhe të sigurimit, industria nxjerrëse, tregtia me shumicë etj. Ndërsa të huajt janë pothuajse aspak të interesuar për të investuar në sektorë si bujqësia, pyjet peshkimi,...