Rëndësinë e përfaqësimit të grave dhe vajzave në politikë, Balla: PS 20 vite më parë kishte vetëm 5, sot në grupin tonë janë 34

Rëndësinë e përfaqësimit të grave dhe vajzave në politikë, Balla: PS 20 vite më parë kishte vetëm 5, sot në grupin tonë janë 34

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë aktivitetit “Gratë Parlamentare për Drejtësinë Gjinore”, foli mbi rëndësinë e përfaqësimit të grave dhe vajzave në politikë, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për Shqipërinë dhe një prioritet të Partisë Socialiste. Ai theksoi se Parlamenti shqiptar ka sot një nivel përfaqësimi gjinor që nuk ka pasur kurrë më parë. Sipas Ballës Grupi Parlamentar i PS duhet të jetë zëri i çdo vajze dhe gruaje në Shqipëri, veçanërisht i atyre në zonat rurale dhe të grupeve më të margjinalizuara. “Në grupin tonë parlamentar kemi 34 vajza dhe gra. Kur u zgjodha për herë të parë deputet, Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste ishin vetëm 5 gra. Sot kemi arritur në rreth 41% përfaqësim të grave...