Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhja e kandidatit opozitar për Tiranën,Xhaferri zbulon detajet:Do të jemi 6-7 emra në garë, vendim i shpejtë pritet
Besart Xhaferri, deputet i PD-së, ishte i ftuar në një studio televizive ku foli për kandidatin e mundshëm për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Berisha njoftoi sot 3 prej zyrtarëve të PD-së, Këlliçi, Noka dhe Alimehmetin, të cilët do të negociojnë për zgjedhjen e kryetarit. Ndërkohë, Xhaferri u shpreh se ky është një proces që do të mbyllet shumë shpejt duke bërë një zgjedhje nga 6 apo 7 alternativa që janë nga opozita. “Do të jetë një negociatë shumë e shpejtë. Do të ofrohen 6 apo 7 emra që ne i kemi dhe më pas do të shihet kush përshtatet në mënyrë që të gjithë të jenë të përfaqësuar. Këta janë emra nga PD, por edhe nga lista e 11 majit, nga ku kishte emra...