“Rama dashuri të përjetshme për Soros”, Nesho: Kryeministri i hapur kundër Trump

“Rama dashuri të përjetshme për Soros”, Nesho: Kryeministri i hapur kundër Trump

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar lidhjet mes kryeministrit Edi Rama dhe fondacionit të George Soros, duke theksuar se marrëdhënia me Aleks Soros, birin e miliarderit, është e ngushtë dhe e afishuar hapur në publik. Sipas Neshos, një nga shembujt më të qartë të veprimtarisë së organizatës së Soros është pikërisht bashkëpunimi i Aleks Soros me Edi Ramën. ‘Një nga rastet par-ekselencë të veprimtarisë së organizatës së Soros, është bashkëpunimi i Aleks Soros me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Veprimtaria nuk fshihet fare, por në mënyrë të hapur sfidohet dhe SHBA. Kemi patur raste që në mënyrë të përsëritur, Rama ka shprehur se, me vëllain e tij Aleks Soros është në një dashuri të përjetshme, ka marrë pjesë në dasmën...