Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Forbes Global Properties” vjen në Shqipëri/ Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës për rrjetet ndërkombëtare
“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave, duke nënvizuar se Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion tërheqës për rrjetet ndërkombëtare. “Është një arritje mjaft e madhe. Ju uroj mirëseardhjen të gjithëve. Jam i sigurt se më e mira nuk ka ardhur ende. Sot Shqipëria është një destinacion shumë tërheqës dhe kjo është një gjë e mirë. “Forbes Properties” është gjë e mirë që ka interes për Shqipërinë. Ata shkojnë aty ku ata mendojnë se ka një horizont për ta. Ky është lajm i mirë edhe për shqiptarët pasi nënkupton që pronat, pasuritë e tyre po marrin vlerë”, tha Rama.