Aksident i rëndë, vdes i riu, plagosen dy të tjerë (Emrat)

Aksident i rëndë, vdes i riu, plagosen dy të tjerë (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan, ku një mjet i tipit Porsche ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Vodicë, ku udhëtonin tre të rinj, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë. Në këtë aksident ka humbur jetën 34-vjeçari Endri Vrushaj, banues në lagjen ‘Vakëf’, Berat. Ai ishte pasagjer në automjetin që ka dalë nga rruga dhe ka pësuar plagë të rënda, që nuk i mbijetoi. Dy persona të tjerë, Alban Elezi dhe Gisi Shehu, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për trajtim të specializuar. Për momentin, shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që...