Frika opozitare nga zgjedhjet nuk ka shkak Ramën

Frika opozitare nga zgjedhjet nuk ka shkak Ramën

Nga Skënder Minxhozi/ Lëvizja “Bashkë”, e cila mori në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë 13300 nga 67 mijë votat që siguruan partitë e reja, njoftoi sot se është e gatshme të bashkëpunojë me PD për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit. Por ka një kusht. Në fakt të vetmin kusht që kanë patur rregullisht ata që duan freskimin real të opozitës së tërhequr prej hunde nga nostalgjia e së shkuarës dhe kokëfortësia e lidershipit: largimin e Sali Berishës nga kreu i PD! Qëndrimi i Arlind Qorit ndaj Berishës është i ditur, edhe pse ai etiketohet si majtist esktrem, marksist etj. I ngjashëm me këtë qëndrim ka qenë fjala vjen edhe pozicioni i Endri Shabanit ndaj kryetarit historik të opozitës, por edhe qëndrimet publike...