Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke nisur me shkarkimin e Erion Veliaj nga bashkia e Tiranës dhe deri te zgjedhjet për këtë bashki. Mediu tha që kandidatura e opozitës duhet të përfshijë një kandidaturë gjithëpërfshirëse. “Për fatin e keq jemi në një moment ku vendos një njeri. Personalisht nuk kam vlerësim për Erion Veliajn nga pikëpamja njerëzore, por dhe nga ajo e politikës. Elementët që ia garanton kushtetuta dhe ligji duhet t’i gëzojë. Siguria juridike është me rëndësi. Nuk bëhen proceset as në media, as në këshillat e lagjeve, por se si e përcakton ligji dhe pushteti. Ky është një proces për interesa të konsolidimit të pushtetet të një njeri, siç është Rama. Mendoj se opozita, me...