Ilir Proda takon drejtoreshën e Europol-it, diskutim rreth luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm

Ilir Proda takon drejtoreshën e Europol-it, diskutim rreth luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda u prit në takim nga Drejtoresha Ekzekutive e Europolit Catherine De Bolle. Vlerësim dhe mbështetje për Policinë shqiptare, për operacionet e kryera  në kuadër të platformës EMPACT, kundër krimit të organizuar. Proda thotë: “Policia e Shtetit shqiptar është shumë e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të thelluar akoma më shumë bashkëpunimin hetimor e operacional me partnerët, në koordinim nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese që monitorojnë dhe koordinojnë veprimet policore.” De Bolle vlerësoi angazhimin, vendosmërinë, profesionalizmin dhe besueshmërinë e Policisë shqiptare, gjatë operacioneve të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët, në koordinim nga Europol. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësinë që Europoli të drejtojë menaxhimin e operacioneve kundër emigracionit të paligjshëm, si fenomen...