OSBE DHE ILD/ Konkluzionet e Konferencës në Tiranë, 6 vendet e rajonit për shërbimet e inspektimit në Drejtësi

OSBE DHE ILD/ Konkluzionet e Konferencës në Tiranë, 6 vendet e rajonit për shërbimet e inspektimit në Drejtësi

foto nga konferenca TIRANË- Për dy ditë radhazi, 25-26 shtator u mbajt në Tirane konferenca rajonale “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit”, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues të OSBE-së. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, gjatë fjalës së tij, theksoi se cilësia, transparenca dhe efikasiteti janë thelbësore për të ndërtuar një sistem drejtësie me legjitimitet dhe besim publik. Ai shtoi se bashkëpunimi rajonal nuk është më vetëm dëshirë, por domosdoshmëri për të arritur standarde të krahasueshme me ato të BE-së. Mësohet se në këtë konferencë janë trajtuar tre tema kryesore: parimet dhe funksionimi i institucioneve të inspektimit, roli i tyre në ruajtjen e...