Nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Sarandë, në fokus zaptimi i hapësirave publike

Nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Sarandë, në fokus zaptimi i hapësirave publike

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë, me mbështetjen e Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake, ka nisur prej ditës së djeshme një aksion të gjerë për shembjen e ndërtimeve pa leje në hapësira publike. Aksioni ka filluar në lagjen nr. 4 të qytetit, ku janë evidentuar ndërtime shtesë në katet e para të disa pallateve. Këto struktura kishin zaptuar jo vetëm hapësirat publike dhe ambientet e përbashkëta, por në disa raste kishin bllokuar edhe trotuaret, duke penguar lëvizjen e qytetarëve. Deri më tani, nga banorët nuk është shënuar asnjë rast rezistence ndaj veprimeve të autoriteteve. Burime nga bashkia bëjnë me dije se ndërhyrja nuk do të kufizohet vetëm në këtë zonë, por do të shtrihet në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, përfshirë...