Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident tragjik në aksin Memaliaj-Mallakastër, humb jetën fëmija 10 vjeç
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje ku një i mitur ka humbur jetën. Sipas raportimeve, aksidenti fatal ndodhi në aksin Memaliaj-Mallakastër ndërsa 10-vjeçari s’i mbijetoi plagëve. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.