Lideri i opozitës izraelite: Fjalimi i Netanyahut në OKB e përkeqësoi situatën

Lideri i opozitës izraelite: Fjalimi i Netanyahut në OKB e përkeqësoi situatën

Udhëheqësi i opozitës në Izrael ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas mediave të huaja, në një reagim, udhëheqësi i opozitës izraelite tha se fjalimi i tij ishte “i mbushur me truke”. “Bota pa sot një kryeministër izraelit të lodhur dhe që ankohej”, shkroi Yair Lapid në një postim në rrjetin social ‘X’. “Netanyahu nuk paraqiti planin e tij për kthimin e të rrëmbyerve, nuk paraqiti një mënyrë për t’i dhënë fund luftës, nuk shpjegoi pse pas dy vitesh Hamasi ende nuk është mposhtur”, shtoi ai. “Në vend që të ndalonte cunamin politik, Netanyahu sot e ka përkeqësuar situatën e Shtetit të Izraelit”, vijoi më tej lideri i opozitës izraelite. Shumë njerëz në...