“UEFA Development”, Shqipëria U-15 për vajza fiton edhe ndaj Estonisë

“UEFA Development”, Shqipëria U-15 për vajza fiton edhe ndaj Estonisë

Shqipëria U-15 për vajza ka arritur fitoren e dytë radhazi në turneun “UEFA Development”, duke mposhtur Estoninë me rezultatin 2-1. Ndeshja u zhvillua pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, ku vajzat kuqezi bënë një paraqitje shumë të mirë dhe bindën si me lojë, ashtu edhe me rezultat. Trajnerja Rabie Tota e nisi sfidën me këtë formacion: Vanesa Islami (GK), Ajlina Berisha, Tea Hasanaj, Elin Hasanaj, Egi Kuqja, Elinda Cobo, Estela Gjoni, Isabella Hoxha, Kejsi Allushi, Keisi Bajraktari dhe Klea Selmani. Kuqezezat e vogla kaluan në avantazh në minutën e 28-të me golin e Estela Gjonit. Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa në fraksionin e dytë estonezet barazuan në minutën e 53-të. Festa e estonezeve zgjati pak, pasi Gjoni riktheu epërsinë për Shqipërinë, duke...