Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Një vit jashtë ringut, por Anthony Joshua i nënshtrohet befasisht testit të dopingut
26 Shtator 2025 18:24 Telesport Anthony Joshua, boksier i cili nuk është ngjitur në ring prej gati një viti, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për arsye jashtë ringut. Ndërsa menaxheri i tij ka zhvilluar negociata me disa emra të njohur të boksit, përfshirë edhe Tyson Fury, Joshua po qëndron larg syrit të medias, por nuk i ka shpëtuar dot kontrollit të befasishëm të Federatës Angleze të Boksit, e cila e testoi për doping gjatë qëndrimit të tij në Dubai. 35-vjeçari ndodhej në një darkë me Eddie Hearn, kur inspektorët u shfaqën befas dhe i kërkuan të kryente testin. Sipas rregullores, çdo boksier është i detyruar të pranojë kontrollet kudo dhe në çdo kohë, ose rrezikon ndëshkime. Hearn e dokumentoi momentin dhe e...