“Nuk e prisja që Arbër Hoxha do të luante në mënyrë të tillë!” Befasohet trajneri

“Nuk e prisja që Arbër Hoxha do të luante në mënyrë të tillë!” Befasohet trajneri

26 Shtator 2025 18:35 Telesport Paraqitja e fantastike e Arbër Hoxhës ndaj Fenerbahces në Ligën e Europës e ka lënë pa fjalë trajnerin Domenico Tedesco. Tekniku e ka deklaruar publikisht se nuk e priste nga shqiptari. Lojtari i kombëtares sonë realisht ishte i pandalshëm, teksa dha edhe një asist. “Në fakt, nuk e dija se do të luante. U befasuam. Hoxha ishte shumë i shpejtë me topin, lojtar tepër cilësor”. Trajneri i Dinamos, Kovacevic, tha se Hoxha i meriton të gjitha lëvdatat. “Jam i befasuar që Fenerbahce nuk e njihte. Hoxha zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse edhe ndaj Hajduk Splitit. I meriton lëvdatat”.