OSBE dhe ILD/ Konferenca në Tiranë, 6 vendet e rajonit për shërbimet e inspektimit në Drejtësi,cilat ishin konkluzionet

OSBE dhe ILD/ Konferenca në Tiranë, 6 vendet e rajonit për shërbimet e inspektimit në Drejtësi,cilat ishin konkluzionet

Konferenca rajonale “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit” u finalizua sot në Tiranë, me qëndrimin e përbashkët të delegacioneve nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi e Tirana, se cilësia dhe efikasiteti i drejtësisë janë kritere të panegociueshme për progresin e vendeve për forcimin e shtetit të së drejtës dhe se komunikimi, shkëmbimi i përvojave e ndarja e dilemave profesionale, i shërbejnë forcimit të rolit të tyre për integritetin e sistemit të drejtësisë e besimin e qytetarëve, por edhe procesit të integrimit në BE. Duke paraqitur konkluzionet e konferencës dy ditore, Inspektori i Lartë i Drejtësisë tha mes të tjerash, se “Nga kjo konferencë do të marr me vete disa reflektime personale dhe profesionale. E para, se sfida jonë nuk është thjesht të...