Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Netanyahu flet në OKB, mesazh të prerë Hamasit: Dorëzohuni dhe lufta mbaron
Një numër i madh delegatësh u larguan nga salla ku u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në momentin që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hyri për të mbajtur fjalimin e tij. Në nisje të fjalimit, Netanyahu tha se vitin e kaluar kishte paraqitur një hartë që tregonte “boshtin e së keqes” nga Irani dhe përmendi operacionet kundër rebelëve Houthi, goditjet kundër Hamasit dhe Hezbollahut, si dhe shkatërrimin e supozuar të programit bërthamor dhe arsenaleve konvencionale të Iranit. Ai gjithashtu tha se kishte urdhëruar vendosjen e altoparlantëve në Rripin e Gazës për të transmetuar fjalimin e tij atje. “Dua të falënderoj personalisht Presidentin Trump që na qëndroi pranë. Megjithatë duhet të jemi vigjilentë. Irani nuk duhet të rikthehet kurrë te aftësia për të pasuruar...