Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbretëria e Bashkuar prezanton kartën dixhitale të Identitetit për të luftuar punën e paligjshme
Qeveria britanike njoftoi sot qëllimin e saj për të krijuar një kartë identiteti dixhitale për qytetarët dhe banorët e përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar, kryesisht për të luftuar punën e paligjshme, diçka që do të bëhet për herë të parë në vend, ku çështja e identiteteve ka qenë prej kohësh temë debati. Kjo kartë identiteti, e cila nuk do të jetë në formë letre, por do të ruhet në telefonat celularë, “do ta bëjë më të vështirë punën e paligjshme në vend” dhe “do të ofrojë gjithashtu përfitime të shumta për qytetarët, të tilla si mundësia për të provuar identitetin e tyre për të aksesuar shpejt shërbimet thelbësore”, tha kryeministri Keir Starmer në një deklaratë. Në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka kartë identiteti dhe krijimi...