Takimi qeveri-mafia në Aruba/ Dylgjeri: Presidenti të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Takimi qeveri-mafia në Aruba/ Dylgjeri: Presidenti të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ish-funksionari i lartë i Ministrisë së Brendshme dhe analisti politik Ylli Dylgjeri ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të librit ‘Të pamposhturit’ me autor gazetarin Nello Troçhia, që flet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare, dyshohet se në krye ka qenë Edi Rama, në një takim të dyshimtë në ishullin e Aruba-s, ku kanë qenë të pranishëm figura nga bota e krimit shqiptar dhe ndërkombëtar. Sipas Dylgjerit, situata paraqet një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme institucionale. Ai i bën thirrje Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të analizuar atë që ai e quan ‘Dosja Aruba’. ‘Presidenti i vendit Bajram Begaj duhet të mbledhë Urgjent Këshillin e Sigurisë...