Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Studimi shokues: Numri i vdekjeve nga kanceri mund të rritet me 75% deri në vitin 2050
Numri i vdekjeve nga kanceri* në mbarë botën pritet të rritet me gati 75% gjatë 25 viteve të ardhshme, pavarësisht përparimeve në trajtime dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të kufizuar faktorët e rrezikut, sipas një studimi të ri, të publikuar në revistën mjekësore “Lancet”. Kjo rritje nënkupton se 18.6 milionë njerëz pritet të vdesin nga kanceri në vitin 2050. Rastet e reja të kancerit parashikohet të rriten mbi 60% gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 30.5 milionë, sipas raportit. “Rritja dhe plakja e popullsisë pritet të jenë faktorët kryesorë që do të nxisin këto rritje”, tha studimi, duke shtuar: “Aktualisht, më shumë se 40% e vdekjeve nga kanceri lidhen me 44 faktorë rreziku “të modifikueshëm”, si pirja e duhanit, dieta e pashëndetshme dhe sheqeri i...