Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Me lot në sy dhe zërin që i dridhet – G-Bani ngushëllon Gjestin pas vdekjes tragjike të vëllait
Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, G-Bani ka ngushëlluar Gjestin për lajmin tragjik që ka kapluar sot familjen e tij, vdekjen e vëllait të vogël në aksident. Në një videomesazh në Instagram, G-Bani thotë se është i trishtuar për këtë humbje dhe se i qëndron pranë Gjestit, me të cilin janë njohur si konkurrentë në Big Brother Vip Albania 4. Ndërkohë sot pritej dhe publikimi i një materiali të ri muzikor të tij, por ai ka thënë se kjo do të shtyhet pas kësaj tragjedia, si shenja më e vogël që mund të bëjë për mikun e tij. “Sapo mora vesh nga një njeri imi që vëllai i Gjestit ka humbur jetën në një aksident. Si fillim, janë momente shumë të vështira...