Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Sarandë: Dita e dytë e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje – VIDEO
Sarandë: Dita e dytë e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nëBashkinë Sarandë, me mbështetjen e Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake, ka nisur prej ditës së djeshme aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësira publike. Aksioni ka nisur në lagjen nr.4 të Sarandës, ku janë evidentuar javët e fundit disa shtesa në katet e para të pallateve, që jo vetëm kishin zaptuar hapësirat publike dhe ato të përbashkëta por në disa raste bllokonin dhe servitutet e kalimit për qytetarët. Nga ana e banorëve deri tani nuk ka pasur rezistencë. Mësohet se aksioni do të shtrihet në gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, përfshirë edhe Ksamilin.