Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Në Bjeshkët e Strellcit gjenden mbetje mortore, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore, që “potencialisht u përkasin viktimave të luftës” në Kosovë të viteve 1998-1999, të cilët figurojnë në listën e personave të zhdukur. Mbetjet mortore u gjetën në lokacionin e quajtur Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strecllit, tha Komisioni më 26 shtator. “Informatat e pranuara nga qytetarët janë adresuar në bashkëpunim me sektorin e Policisë për persona të zhdukur në kuadër të drejtorisë për hetimin e krimeve të luftës dhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore [IML], me mbështetjen e ekspertëve të EULEX-it”, u tha në njoftim. Mbetjet mortore që u zhvarrosën janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të tjera dhe për identifikimin përmes analizës ADN-së. Gjatë luftës së fundit...