Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, reagon BE-ja: Të ngrihet një “mur për dronët”

Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, reagon BE-ja: Të ngrihet një “mur për dronët”

Ministrat e Mbrojtjes të disa shteteve të Bashkimit Evropian po mbajnë bisedime urgjente për një “mur për dronët”, pasi dronët rusë supozohet se shkelën hapësirat ajrore të Polonisë dhe Rumanisë në ditët e fundit. Inkursionet e paautorizuara të dronëve detyruan po ashtu mbylljen e aeroporteve në Danimarkë dhe Norvegji. Video-konferenca e 26 shtatorit – e thirrur nga komisionari për Mbrojtje i BE-së, Andrius Kubilius, që përfshin disa shtete të krahut lindor të NATO-s, por edhe nga Danimarka dhe Ukraina – synon që të koordinojë sensorët, pajisjet elektronike për ndërhyrje dhe rregullat për përgjigje të shpejtë, në mënyrë që fluturaket e vogla pa pilot (dronë) të zbulohen dhe neutralizohen para se të kërcënojnë avionin civil evropian ose bazat kritike. Ministrat pritet të shikojnë infrastrukturën dhe financimin...