Netanyahu i flet sallës bosh: Duam ta përfundojmë punën në Gaza sa më shpejt

Netanyahu i flet sallës bosh: Duam ta përfundojmë punën në Gaza sa më shpejt

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në momentin që ai mori fjalën, një pjesë e konsiderueshme e delegacioneve të shteteve të huaja janë larguar nga salla në shenjë revolte ndaj masakrave në Gaza. Netanyahu i bëri thirrje Hamasit të ulë armët dhe të dorëzohet. Ai paraqiti edhe një hartë në të cilën etiketohen shtetet armike të Izraelit “Vitin e kaluar, nga ky podium, tregova këtë hartë të terrorit të Iranit, i cili po zhvillon me shpejtësi një program raketash bërthamore dhe balistike. Këto jo vetëm që kërcënojnë të shkatërrojnë Izraelin, por edhe rrezikojnë Shtetet e Bashkuara. Nuk ju kemi harruar, nuk do të pushojmë derisa t’ju kthejmë në shtëpi. Dua t’u flas pengjeve; kam...