Berisha: Rama të japë dorëheqjen, kryeministri u takua me kartelet botërore të drogës

Berisha: Rama të japë dorëheqjen, kryeministri u takua me kartelet botërore të drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në themel të kërkesës së liderit të opozitës qëndron një shkrim i gazetarit italian Nello Trochia, i cili pretendon se ka dokumente të hetuesve italianë që tregojnë se përfaqësues të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama janë takuar në vitin 2019 në një ishull në Karaibe, në Aruba, për të negociuar me persona që merren me trafik droge. “Jep dorëheqjen sepse, ti nuk mund të jesh kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, anëtar i Këshillit të Europës, kandidat dhe që ka hapur negociatat me BE, në një kohë kur ti zhvillon takime me kartelet dhe klanet botërore të drogës”, tha Berisha. Sipas Berishës, opozita do të bëjë gjithçka për të...