“Nuk është hakmarrje, është drejtësi”/ Trump reagon pas akuzave ndaj ish-drejtorit të FBI-së: Do të ketë edhe të tjerë

“Nuk është hakmarrje, është drejtësi”/ Trump reagon pas akuzave ndaj ish-drejtorit të FBI-së: Do të ketë edhe të tjerë

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar aktakuzën e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, duke deklaruar se pret që edhe figura të tjera nga kampi i kundërshtarëve politikë të përballen me drejtësinë. “Nuk është se kam një listë, por mendoj se do të ketë të tjerë,” tha Trump për gazetarin e CNN, Kevin Liptak, të premten, ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në Ryder Cup në New York. Trump e përshkroi Comey-n dhe të tjerë si “radikalë të majtë të korruptuar” që, sipas tij, e kanë politizuar sistemin e drejtësisë si askush më parë në historinë e SHBA. “Ajo që kanë bërë është e tmerrshme. Unë shpresoj që të ketë edhe të tjerë [të akuzuar], sepse nuk mund ta lejojmë që kjo...